Morina jep dëroheqje

min lexim

Arbnor Morina jep dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit të Ferizaj.
Rezultatet e palakmueshme janë edhe arsyet që ai sakrifikoi veten dhe largohet nga ekipi.

Ferizaj është në fund të renditjes me 8 pikë të mbledhura.  Morina nuk ka mundur ta durojë barazimin (1:1 me Gjilanin dhe nuk i mbetet rrugë tjetër veçse të largohet. 

“Pas takimit të sotëm kundër Gjilanit, kam njoftuar kryesinë e klubit që nuk do të jem më trajner i ekipit sepse mendoj që diçka duhet të ndryshohet që ekipi të ec përpara, me iden se klubi është më I madh se secili individ.

Periudha e kaluar në Ferizaj, është një periudhë shumë e këndshme për mua në bashkëpunim me njerëz punëtorë dhe të sinqert, mirëpo klubi ka nevojë për një infuzion që të vazhdoj rrugëtimin aty ku e ka cakun.

Këtë vendim e kam marr pasi që prej xhiros së parë kemi qenë ekip, i cili kemi tregu futboll të mirë, kemi shënu por nuk kemi mundur të mbajmë rezultatin.

Besoj se reflektimi im do të ia kthej FC Ferizajt ditët që i kemi kaluar në ligën e parë.

Falemnderit të gjithëve në klub për bashkëpunim dhe dëshiroj që FC Ferizaj të arrijë atje ku i ka synimet kryesia e klubit”, tha Arbnor Morina.

Me këtë rast presidenti i klubit, Lulzim Abazi, e ka falenderuar Morinën për kontributin e tij 1 – vjeçar në krye të ekipes, duke i uruar shëndet e suksese në të ardhmen.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bekteshi: Nga 1 dhjetori do të ndihmohen prodhuesit e produkteve bazë, si mielli dhe vaji për gatim

Story i radhës

Komandanti i KFOR-it flet për tensionet gjatë korrikut në veri: Politikanët të jenë të kujdesshëm me deklaratat

Të fundit nga