Nga sot, ylli i muzikës botërore, Dua Lipa zotëron edhe nënshtetësinë shqiptare. Këngëtarja shqiptare u betua si shtetasja më e re shqiptare para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. “Faleminderit shumë! Është një gëzim i papërshkrueshëm dhe një nder shumë i madh.
Jam shumë e emocionuar nga mikpritja, dashuria, mbështetja. Mezi pres koncertin e nesërm“, tha Dua. Më herët, Dua u mirëprit nga presidenti e Republikës Bajram Begaj, i cili vlerësoi thjeshtësinë e saj. “Është kënaqësi e veçantë që sot presim artisten e madhe Dua Lipa.
Them artiste e madhe, por ajo është edhe një vajzë e thjeshtë, që krenarinë më të madhe na e ka dhënë ne, Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ka shqiptarë nëpër botë. Rinia shqiptare ju ka shembull dhe ju keni treguar se ëndrrat arrihen duke punuar gjithnjë e më shumë.
Ti i ke bërë të gjithë shqiptarët bashkë! Ndaj kam kënaqësinë t’ju jap shtetësinë shqiptare”, u shpreh Begaj. Kujtojmë që Dua do të performojë në sheshin Skënderbej nesër më 28 Nëntor. Dua ka vendosur ta bëjë mbylljen e turneut të saj botëror “Future Nostalgia” në tokën shqiptare