mori kredi ne emer te nje personi tjeter arrestohet i riu ne lezhe 61faa0dad9906

Mori kredi në emër të një personi tjetër, arrestohet i riu në Lezhë

February 2, 2022
1 minut lexim

Policia e Lezhës ka vënë nën pranga një shtetas të shpallur në kërkim për mashtrim dhe falsifikim dokumentash.

Bëhet fjalë për shtetasin P.P., i cili mësohet se duke përdorur identitetin e një tjetër personi ka marrë një shumë monetare pranë një institucioni kredidhënës.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, një person i shpallur në kërkim për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Policia e Lezhës, në vijim të punës për zbatimin e planit të masave për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale, si dhe të personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, ka mirorganizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është bërë e mundur të kapet dhe të ndalohet shtetasi:

P.P.,28 vjeç, banues në fshatin Torovicë, Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor nga DVP Shkodër, pasi shtetasi Gj.F., ka kallëzuar se shtetasi P.P., me anë të mashtrimit, ka përdorur identitetin e shtetasit Gj.F., për të marrë një shumë monetare pranë një institucioni kredidhënës”.

Ky shtetas iu dorëzua strukturave të DVP Shkodër, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

tuchel ka kthyer vemendjen 61faa0d933895
Story i mëparshëm

Tuchel ka kthyer vëmendjen…

mbi 140 mije vizita ambulantore u kryen ne spitalin e gjilanit ne 2021 61faa0dcf0f83
Story i radhës

Mbi 140 mijë vizita ambulantore u kryen në spitalin e Gjilanit në 2021

Të fundit nga

Tërmet në veri të Kalifornisë

Një tërmet me magnitudë 3.9 u raportua në orën 19:46, të hënën në veri të Kalifornisë më pak se një milje nga Dublini, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA. Tërmeti ndodhi një milje
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë