morena taraku rrefen momentin e termetit ne turqi jam ende e traumatizuar 6809673214957

Morena Taraku rrëfen momentin e tërmetit në Turqi: Jam ende e traumatizuar

April 24, 2025
1 minut lexim

Modelja dhe këngëtarja shqiptare Morena Taraku ka reaguar për herë të parë pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë. E ndodhur atje në momentin e lëkundjeve, Taraku ka ndarë me ndjekësit e saj një përjetim emocional dhe tronditës. Përmes një postimi në Instagram Story, ajo ka konfirmuar se është mirë me shëndet, por ka treguar se përjetimi ka qenë tejet i vështirë, veçanërisht pasi ndodhej në spital me babain e saj kur ndodhi tërmeti.

 “Isha me babain në spital… vrapova brenda duke bërtitur ‘babi, babi’”

Taraku rrëfen se në momentin e tërmetit ishte disa metra larg babait të saj në spital dhe menjëherë reagoi për ta gjetur:

“Vrapova brenda duke bërtitur ‘babi, babi’, derisa ia kapa dorën dhe dolëm jashtë. Ngjarja ishte e papërshkrueshme. Ju betohem, ishte si një film.”

“Zoti e bekoftë! S’e kam imagjinuar kurrë që do të ballafaqohesha me vdekjen pa të”

E tronditur, Morena shpreh falënderimin ndaj Zotit për faktin që janë mirë, por edhe frikën e madhe që ndjeu për jetën e babait të saj:

“S’e kam imagjinuar kurrë që, nëse do të ballafaqohesha me vdekjen, do të shkoja pa të. Jam ende e traumatizuar, por jemi mirë.”

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

fale nenave mbi 40 vjec nataliteti shenon rritje ne shba 68096556c5b65
Story i mëparshëm

Falë nënave mbi 40-vjeç nataliteti shënon rritje në SHBA

alarmi me shume se 62 e te rinjve duan te ikin nga vendi 68096b69b36ea
Story i radhës

Alarmi/ Më shumë se 62% e të rinjve duan të ikin nga vendi

Të fundit nga

ShkoLartë