Ish-Missi dhe këngëtarja, Morena Taraku njihet për jetën luksoze që bën e që e tregon me postime të ndryshme në rrjete sociale.
Së fundmi bukuroshja nga Peja ka nisur pushimet dhe si destinacion të radhës ka përzgjedhur Bejrutin.
Nga atje nuk kanë munguar poza provokuese që Morena ka sjell për fansat në Instagram ndërsa edhe shihet e veshur me shumë stil.
29-vjeçarja nuk ka hezituar të tregoi edhe partnerin që po e shoqëron e që është miku i saj, Khaled Ali.
“Brenda Bejrutit të bukur”, ka shkruar Morena në mbishkrimin e fotografive.
Atje Morena përmes postimeve ka zbuluar se po argëtohet pafund duke shijuar temperaturat e larta pranë pishinës dhe netët në klube e restorante.
Në njërën prej imazheve, ajo shihet teksa pozon para pasqyrës e veshur me një fustan të shkurtër shumëngjyrësh ndërsa miku i saj qëndron afër saj.
Diku tjetër, Morena shihet në makinën e saj e veshur me xhinse të shkurtra dhe këmishë të bardhë.
Ndryshe, kujtojmë që Taraku prej vitesh është zhvendosur në Stamboll atje ku në fokus ka qenë puna e saj si influencuese dhe sipërmarrës teksa prej kohësh nuk e shohim në një projekt të ri muzikor.