Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ndodhet prej disa ditësh në pushime.
Ajo si destinacion të këtyre pushimeve ka zgjedhur një vend të veçantë, kryeqytetin e Libanit, Bejrutin.
Derisa po argëtohet në masë të madhe, bukuroshja nuk ka munguar edhe me disa poza atraktive në rrjete sociale.
Në postimin e radhës, artistja nga Peja shfaqet në formë të mrekullueshme me një palë bikini të zeza.
“Nën qiell”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.
Ndërkaq, të shumta kanë qenë komplimentet që ka marrë në hapësirën për komente nga miqtë e ndjekësit.
Morena përndryshe viteve të fundit ka qenë më e tërhequr nga muzika e projektet e reja.