Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër. Dy persona, morën peng një 53-vjeçar dhe e kanosën për t’i marrë një shumë parash.
Ka qenë ndërhyrja në kohë e Policisë Gjirokastër, e cila ka identifikuar dhe ka prangosur 2 autorët e dyshuar.
Sipas policisë, të arrestuarit janë Lavdije Çaushi dhe Edi Tafili.
Ata në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë mbajtur në banesën e marrë me qira nga 45-vjeçarja, 53-vjeçarin, duke i hequr lirinë atij, si dhe e kanë kanosur për t’i marrë para.
Pas kontrolleve, policia gjeti dhe sekuestroi një shumë parash dhe 2 celularë.
BURIMI: Bota Sot