Drejtori ekzekutiv i Interit, Guiseppe Moratta ka folur në lidhje me Paulo Dybala.
Dybala gjatë kësaj merkato ishte shumë pranë transferimit te Interi, por argjentinasi zgjodhi Romën para tyre.
E lidhur me mos transferimin e anësorit te ‘Nerazzurrët’, ka folur edhe drejtoi ekzekutiv i tyre, duke thënë se nuk ka pasur hapësirë për të në ekipin e tyre.
“Dybala është një djalë serioz dhe profesionist, por në e kam thënë edhe më parë jemi plot në atë repart. Nuk kishte hapësirë për të dhe nuk ishte një ndërhyrje e nevojshme. Gjithçka më pas u fry shumë si gjithmonë dhe rrezikonim të bënim një figurë të keqe, por nuk ka qenë kështu. Interi ka një repart ofensiv me vlera të mëdha. Roma është vendi ideal për të”, tha Moratta.
Dybala kaloi te Roma si një lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Juventusin.