Morata nuk e mendon largimin nga Atletico Madrid

1 minut lexim

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata nuk e mendon largimin nga Atletico Madridi.

E ardhmja e Moratas duket të jetë në ‘Wanda Metropolitano’.

Këtë verë spanjolli u rikthye nga Juventusi, ku ka qenë i huazuar sezonin që lamë pas.

Mediat në Itali raportuan se ‘Zonja e Vjetër’, po mendon ta blejë kartonin e sulmuesit, por sipas ‘AS’ lojtari nuk mendon largimin nga Atletico.

Siç njofton e përditshmja spanjolle, Morata e di se i duhet të dëshmojë vetën te ‘Rojiblancos’, por është i gatshëm ta bëjë atë.

29 vjeçari ka kontratë deri në vitin 2024 me ekipin nga kryeqyteti i Spanjës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si kurrë më parë, Fjolla Morina gati sa nuk zbulon pjesën intime

Story i radhës

Shqiptarët dynden drejt plazhit, trafik i rënduar drejt Gjirit të Lalëzit

Të fundit nga