Montella prezantohet si trajneri i Turqisë

September 27, 2023
min lexim

Vincenzo Montella u prezantua si trajneri i ri i Turqisë. “Aeroplani” e nisi konferencën për shtyp duke kërkuar falje për mosnjohjen e gjuhës turke: “Jam shumë i lumtur që punoj në këtë vend dhe shpresoj të bëj gjëra të mira për këtë federatë. Duam të sjellim gëzim dhe lumturi për të gjithë tifozët.

Nuk hezitova ta pranoja detyrën që më është besuar, kemi një ekip të mirë dhe të ri.

Dua t’i sjell lumturi të gjithë Turqisë me ekipin kombëtar, duam t’i përcjellim këto ndjenja krenarie, ta bëjmë popullin tonë të lumtur përmes futbollit. E kuptoj që është një përgjegjësi e rëndësishme, por unë jam këtu për këtë.

Prej 2 vitesh jam në Turqi, i njoh emocionet dhe kulturën. Këto emocione janë të ngjashme me ato që kam ndjerë kur kam qenë fëmijë. Kam lindur dhe jam rritur në Italinë e Jugut, afër Napolit, ku ka edhe njerëz jo fort miqësorë, si këtu. E di se do të ketë nga ata që më kritikojnë, që do të kritikojnë çdo vendim timin. Kam një përgjegjësi të madhe, do të përpiqem të bëj më të mirën me njohuritë e mia për futbollin dhe vendimet që do të marr.

Shpirti i ekipit është shumë i rëndësishëm. Duhet të jemi si një familje dhe këtë ta tregojmë në fushë. Lojtarët e mi duhet të gjejnë këtë frymë, këtë entuziazëm. Ata duhet të përpiqen të bëjnë më shumë.

Fanella e kombëtares nuk është një dhuratë, por prestigj i madh. Ne përfaqësojmë një komb shumë të rëndësishëm, kemi një detyrë dhe përgjegjësi shumë të rëndësishme”.

Ideja e tij e futbollit: “Do të punojmë në një metodë loje, jo në një sistem. Unë kam 2 vite në këtë vend, i njoh lojtarët.

Do të përpiqemi të krijojmë një lojë të mirë. Çdo trajner dëshiron të jetë më i miri. Kjo nuk duhet të perceptohet si arrogancë, por ne të gjithë duam të jemi të parët.

Unë kam respekt për Kuntz dhe nuk mund të them se gjërat janë të këqija, ose se ka nevojë për përmirësim.

Objektivi im i parë është të shoh nga e ardhmja. Ne i dimë realitetet e sotme dhe çfarë duhet të bëjmë, e njohim historinë dhe të kaluarën. Unë kam takuar tashmë disa lojtarë, diskutuam se çfarë dua brenda dhe jashtë fushës”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

4 shenja që tregojnë se po kaloni depresion

Story i radhës

6 aksidente për 24 orë në Ferizaj, u shqiptuan 272 gjoba

Të fundit nga

Alexander Isak, objektiv i PSG-së

Paris Saint-Germain vazhdon planifikimin e skuadrës me synim sezonin e ardhshëm, dhe fokusi kryesor është përforcimi i sulmit. Sipas thashethemeve të fundit, klubi parisien ka një objektiv të qartë: Alexander Isak, sulmuesi

Ministri i Jashtëm i Italisë vizitë në Kosovë

Ministri i Jashtëm Italian vjen për vizitë në Kosovë, takohet me misionin e KFOR-it Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, ka ardhur në Kosovë. Kështu raporton faqja zyrtare e
ShkoLartë