Kohët e fundit Samsung po investon së shumti në monitorët me ekran të lakuara dhe modeli më i fundit është Odyssey OLED G9.
Ky monitor i lakuar 1800R është masiv prej 49-inç dhe ka një raport 32:9. Kompania fillimisht prezantoi monitorin në evenimentin vjetor CES por tani është i disponueshëm për tu porositur.
Ekrani me panelin gjigant OLED kushton 2200 dollarë por kompania do të dhurojë 250 dollarë kartë për këdo që e porosit. Karta dhuratë und të përdoret për të blerë çdo produkt apo shërbim tjetër të Samsung.
Kështu vlera e monitorit ulet në 1950 dollarë.
Për këtë çmim Odyssey OLED G9 ofron rezolucion 5120×1440 me kurbë 1800R. Ka një frekuencë rifreskimi prej 240Hz dhe vonesa përgjigje prej 0.3ms.
Paneli përmban 8 milionë pikselë që vetë-ndriçohen. Vjen me altoparlantë të integruar, ndriçim të jashtëm dhe një dizajn Premium prej metali së bashku me aksesin në Gaming Hub të Samsung.
Opsioni i portave përbëhet nga HDMI 2.1, Micro HDMI 2.1, Display Port 1.4. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL