Kryemadhi tregon planet pas largimit nga drejtimi i LSI: Ja pengu im i vetëm! Ilir Meta i kthen shpresën opozitarizmit.
“Përveçse është një ndër shtetarët mund të them që është një ndër politikanët, di të them që është politikani më i përgjegjshëm që asnjëherë nuk bën lëvizje të gabuar.
Nuk do ta mendoja bashkëshorti i Monikës por themeluesi i partisë. Rikthimi i tij është shpresë për opozitarizmin. Për të krijuar një hapësirë lirie të menduarit dhe të votuarit. Njerëzit nuk ndjejnë liri.
Unë si Monikë ndihem shumë mirë për të punuar me të rinjtë, që më rinon edhe më shumë sepse Monika dikur ishte në një kafaz që mund të ishte i bukur por shumë i vështirë. Rikthimi i Monikës do ta kthejë atë në të lirë. Pengu i vetëm i imi ishte se nuk dëgjova Metën për mandatet.’- tha Kryemadhi