Monika Kryemadhi: Këshilltari i Ramës dhe i Bashës ndanin shtratin bashkë, ishin të dashur

March 22, 2022
1 minut lexim

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se dorëheqja e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD ishte e pritshme. “Dorëheqja duhet parë në dy këndvështrime, e para çdo zvarritje e Bashës në krye të PD nuk e unifikonte PD. Vazhdoj të qëndroj stoike që vota e lirë i jep zgjidhje situatës në të cilën gjendet PD.

Nëse PD nuk do të jetë e plotë opozitarizmi do të jetë i vështirë. Nuk është ndonjë risi në jetën politike. E prisja sepse deputetë e PD, nuk po e mbështesnin  më. Rezultati i 6 marsit ishte shumë qesharak”, tha Kryemadhi. Në studion e “Quo Vadis”, Kryemadhi tha se ai tashmë nuk kishte as mbështetjen e deputetëve, ndërsa theksoi se Bashës i duhet patjetër një post politik. “Për interesa të tjera ekonomiko financiare ose shantazhime janë ato që e bëjnë Bashën që t’i duhet patjetër një post politik për të mos ecur nëpër proceduarat qoftë me çështjen belge qofte me atë Muzin në SHBA”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka bërë publike edhe një lidhje intime që sipas saj ekziston mes këshilltarit të kryeministrit Edi Rama dhe këshilltarit të kreut të Partisë Demokratike në ikje, Lulzim Basha. Kryemadhi tha se këtë gjë e ka marrë vesh nga një person me shtetësi të huaj, me të cilin kishte ndarë dhe avionin. “Në dimë shumë mirë që kompania izraelite menaxhoi të dyja fushatat bashkë e Ramën e Bashën, në 25 prill.

Unë e kam ditur, kam qenë në një avion me një person i huaj i cili më bëri të ditur që zoti Basha ka të njëjtën kompani dhe këshilltari i Ramës me të Bashës ishin të dashur, ndanin shtratin së bashku,”- tha Kryemadhi pa përmendur emra

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Makina e portierit u shkatërrua plotësisht

Story i radhës

Policia për një javë shënon më shumë se 1300 gjoba për kundërvajtje në trafik

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë