Monchengladbach ka pësuar debakël me rezultat 5:1 në Bremen nga Werderi, në takimin e javës së 8-të të Bundesliga 1.
Pak kush e ka pritur një humbje të tillë të Monchengladbach, ndërsa Werderi mori tre pikë të mëdha.
Për Werderin shënuan Fullkrug (5′ e 13′), Ducksch (8′), Bensebaini (37′-autogol), Weiser (73′) dhe për Monchengladbach shënoi Thuram (63′).
Portieri Sommer pati një mbrëmje të keqe, pesë herë e nxori topin nga rrjeta.
Werderi renditet në vend të tetë me 12 pikë sa ka edhe Monchengladbach një pozitë më poshtë.