Monaco arrin akordin me Arsenal, Balogun në Ligue 1 për 45 milionë euro

August 24, 2023
1 minut lexim

Vetëm pak orë më parë në media qarkulluan lajme se “bomberi” i “topçinjve” të Arsenal, Folarin Balogun është shumë pranë kalimit te francezët e Monaco dhe mesa duket akordi mes klubeve është arritur.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, “gjigandët” francezë i kanë ofruar “topçinjve” shumën prej 45 milionë eurosh për transferimin e Balogun, shumë kjo që mesa duket ka kënaqur jo pak bordin e Arsenal.

Përsa i përket kontratës personale, “bomberi” amerikan, 22-vjeçar do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me francezët.

Kontratë nga e cila ende nuk është bërë me dije sesa do të përfitojë, por do të mësohet në ditët në vijim. 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Lajmërim i papritur për Lukakun

Story i radhës

Ukshini: Strukturat paralele po kthehen prapë në skenë, BE-ja e ka humbur kredibilitetin

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë