Pamjet tmerruese tregojnë momentin kur dy djem ishin disa sekonda larg goditjes nga një tren në Kanada –por arritën të largoheshin me nxitim nga rruga e mjetit transportues.
Njëri prej tyre i cili mund të shihet i veshur me një bluzë të bardhë mund të shihet teksa kapërcen shinat e trenit, dhe ngjitet në anën e një gardhi.
Ngjarja thuhet të ketë ndodhur në Toronto.
Tre fëmijët që gjendeshin në vendngjarje sipas mediumit britanik Metro, nuk kishin pësuar lëndime të rënda nga incidenti i rrezikshëm.
Një anëtar i ekuipazhit në Milton Line GO e vërejti djalin në urë derisa po i afrohej mbikalimit të lumit Humber në Etobicoke, pranë Dundas Street West.
Treni për pak e goditi përpara se stafi të shihte dy nxënësit e tjerë të shkollës që po vraponin në shina “sikur të përpiqeshin të kalonin trenin”.