Momenti që na ka shpëtuar nga “Dancing With the Stars”, përlotet Megi Pojani

October 27, 2022
1 minut lexim

Megi Pojani e qeshur dhe moskokëçarëse, por ajo zbuloi se ka momente që emocionohet sa nuk i mban dot as lotët.

Gjatë provave të “Dancing With the Stars”, në një klip të publikuar Megi u shpreh se në natën e parë të spektaklit ka pasur shumë emocione, pas klipit të saj prezantues. Në videon e shkurtër që u shfaq gjatë mbrëmjes së “DWST”, u rikthyen disa momente të Megit kur ka qenë e vogël.

Aktorja u shpreh se kjo ishte hera e parë që dëgjonte zërin e saj kur ka qenë e vogël, dhe në atë moment u emocionua shumë dhe iu mbushën sytë me lot.

Kur kam qenë në skenë dhe dëgjoja zërin që shfaqej klipi që kam qenë e vogël, ishte hera e parë që dëgjoja zërin tim, kurrë nuk e kisha dëgjuar. Kanë qenë kasetat por asnjëherë se kisha dëgjuar.

Më janë mbushur sytë me lot dhe aty kam qenë me sytë me lot, në atë moment kisha kaq emocione sa dëgjoja edhe shoqërinë dhe motrat e mia që bërtisnin në skenë, për mua ka qenë vërtet emocionuese u shpreh Megi.

Megi Pojani dhe balerini i saj Jurgen Balaj treguan se kanë një raport mjaft të mirë,  gjatë një interviste për “Ftesë në 5”, balerini u pyet për pikat e forta dhe të dobëta të aktores. U shpreh se Megi është shumë punëtore, duke këshilluar edhe konkurrentët e tjerë të “marrin shembull”.

Shumë punëtore  është dhe kjo është pika e saj më e fortë. Ajo punon me orë të tëra dhe çfarëdolloj gjëje që i korrigjon ose i kritikon, është gati për të punuar me orë të tëra”- u shpreh mes të tjerash balerini. Sa i përket pika e dobët, fillimisht hezitoi, por më pas tha me humor “sensualitetin.”

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sot në Prishtinë nis punimet konferenca e drejtorëve të policive Evropiane

Story i radhës

Kush e bindi Julka Gramon të marrë pjesë në Dancing With The Stars?

Të fundit nga

ShkoLartë