Momenti kur trajneri i Ukrainës kërkon vetëm rikthimin në atdhe

June 8, 2022
1 minut lexim

Në një konferencë për media para ndeshjes së sotme kundër Irlandës, trajneri i Ukrainës, Oleksandr Petrakov i është adresuar mediave, duke folur për gjendjen momentale në Ukrainë, e cila është duke e luftuar agresorin rus.

Petrakov ka thënë se dëshira e tij është që të rikthehet në Kiev, pasi që skuadra dhe stafi kanë qenë për më shumë se një muaj larg atdheut të tyre duke u përgatitur dhe duke luajtur në kualifikimet drejt Kampionatit Botëror dhe në Ligën e Kombeve.

“Pavarësisht se ku udhëtoj, mendoj se vendi më i mirë në botë është kryeqyteti ynë, Kievi. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë më pas apo si do të shkojë situata, çfarë do të ndodhë në Premier Ligë, çfarë do të ndodhë në sezonin e ri”, tha Petrakov.

“Dëshira ime e vetme është që të shkoj në shtëpi dhe situata të normalizohet. Ky është shqetësimi im kryesor”, shtoi më tej trajneri i Ukrainës.

Videon e gjeni Këtu.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Zbulohen 77 raste të reja të lisë së majmunëve

Story i radhës

Zbardhet dëshmia e parë e Noizyt pas shpërthimit me tritol, çfarë iu tha policëve

Të fundit nga

Merr fund lidhja e çiftit hollivudian

Austin Butler dhe Kaia Gerber nuk janë më bashkë. Ata thuhet se janë ndarë pas më shumë se tre vjet bashkë, konfirmon People. TMZ raportoi fillimisht për ndarjen e çiftit, duke vënë
ShkoLartë