Momenti kur shembet ndërtesa pesëkatëshe në ishullin rus, si pasojë e shpërthimit të bombolave të gazit

min lexim

Nëntë persona humbën jetën në rrënojat e një ndërtesës pesëkatëshe që u shemb në ishullin rus Sakhalin, që ndodhi si pasojë e rrjedhjes së gazit dhe shpërthimit të fuqishëm.

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar persona të tjerë që cilësohen si të zhdukur, dhe dyshohet se kanë ngecur nën rrënojat e bllokut të ndërtesës kolektive.

Mediat ruse citojnë zyrtarët e agjencive emergjente të kenë thënë, se afro 20 litra gaz që gjendeshin brenda një bombole në kuzhinën e një apartamenti kanë rrjedhur, dhe ka pasur shpërthim të fuqishëm.

Autoritetet ruse kanë njoftuar se kanë filluar hetimet për të gjetur shkakun që çoi te ky shpërthim i fuqishëm.

Po sipas hetimeve preliminare, duket se bëhet fjalë për shpërthimin e bombolës së gazit, e cila më pas kishte përfshirë edhe disa tjerë që po ruheshin në një apartament.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur ndërtesa pesëkatëshe shembet pjesërisht, si rezultat i shpërthimit të fuqishëm që ia mori jetën nëntë personave. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zgjedhjet në Veri, vetëm një parti ka dorëzuar kërkesë në KQZ për certifikim, nesër përfundon afati

Story i radhës

LA Clippers mposht me rezultat të thellë San Antonio Spurs

Të fundit nga