Momenti kur ministri i Ukrainës shtrihet në tokë për t’u shpëtuar breshërive të predhave

Ministri i Brendshëm i Ukrainës u detyrua të ulej në tokë për t’u mbrojtur gjatë një vizite në vijën e parë të konfliktit tetë-vjeçar me separatistët pro-rusë të shtunën.

Gazetarët që shoqëronin ministrin, Denys Monastyrsky thanë se zona u vu nën breshëri të befasishme gjatë vizitës së ministrit për t’u takuar me trupat dhe për të inspektuar trupat  pranë Novoluganske, në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore.

Shpërthime janë dëgjuar përsëri në mbrëmjen e djeshme në Ukrainën Lindore.

Sipas disa raportimeve, shpërthime janë dëgjuar në Donetsk, rajon ky i cili udhëhiqet nga separatistët e mbështetur nga Rusia.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme u raportua se ushtarët ukrainas janë sulmuar në këtë rajon.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kur bebja mund të fillojë të flejë në bark?

Story i radhës

Omicron shkakton mungesë rekord të fuqisë punëtore

Të fundit nga