Momenti kur Kiara e puthi Luizin pas pajtimit

1 minut lexim

Fansat e shumtë të çiftit brenda ‘Big Brother VIP Albania 2’, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, janë ndier të lehtësuar, pasi ata kanë vendosur t’i rregullojnë marrëdhëniet.

Për tri ditë, moderatorja dhe këngëtari kanë pasur raporte të krisura, ndërsa e gjitha kishte nisur nga një lojë brenda shtëpisë.

Derisa Luizi ishte përpjekur vazhdimisht që t’i rregullonte gjërat me Kiarën, kjo e fundit ka refuzuar me arsyetimin se ai nuk e kishte kuptuar gabimin dhe nuk po kërkonte falje si duhej.

Protagonisti i edicionit të dytë të BBVA gjatë ditës së enjte është shfaqur shumë i mërzitur dhe nuk ka dashur të bëjë asgjë pa i rregulluar gjërat me partneren e tij.

Dhe kjo ka ndodhur pasi ata kanë biseduar vetëm duke reflektuar mbi atë që ka ndodhur dhe janë marrë vesh për tejkalimin e problemeve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Haki Abazi shpallë “pavarësinë” nga Kurti: Tani e tutje deputet i pavarur

Story i radhës

Interi përgatit revolucionin

Të fundit nga