Meta ndau planet e saj më të fundit për harduerin e realitetit virtual dhe të shtuar. Kompania synon të shesë syze të realitetit të shtuar në 2027.
Edhe pse kompania synon të lançojë syze të tjera të realitetit të shtuar përpara 2027, pajisja që do të mbërrijë pas 4 vitesh është ajo që Zuckerberg beson se mund të bëhet “Momenti iPhone” për Meta.
Syzet raportohet se kanë fuqi për të projektuar avatarë si holograme të cilësisë së lartë mbi botën reale dhe gjithashtu mendohet se do të jenë të kushtueshme.
Punonjësit do të jenë të parët që fillojnë testimet e pajisjeve në 2024 përpara se të gjejnë rrugën tek publiku.
Kompania gjithashtu ka diskutuar pajisje të tjera AR dhe VR përpara syzeve. këtë vit do të debutojë pasardhësin e Ray-Ban Stories zhvilluar në bashkëpunim me Luxottica.
Quest 3, që vjen për të pasuar Quest 2, do të jetë i disponueshëm këtë vit. Në 2024-ën kompania synon të sjellë në treg një pajisje VR me emrin e koduar “Ventura”.
Në 2025 planifikon lançimin e gjeneratës së tretë Ray-Ban Stories. /PCWorld Albanian