Momenti i shpërthimit të fuqishëm të urës që lidh Krimenë me Rusinë, zë veturat në lëvizje

min lexim

Ura kryesore që lidh Rusinë me Krimenë është goditur nga një shpërthim masiv në orën 6 të mëngjesit të së shtunës, duke bërë që të përfshihet nga zjarri dhe një pjesë të shkatërrohet plotësisht.

Pamjet nga atje tregojnë se të paktën dy vagonë të një treni që po qarkullonte kanë marrë flakë. Dëshmitarët kanë thënë se shpërthimi ka mundur të dëgjohet me kilometra larg dhe ka ndodhur derisa një tren po kalonte urën.

Ura është shumë me rëndësi strategjike për Rusinë dhe një rrugë e rëndësishme logjistike furnizimi për forcat ruse në Krime dhe në Ukrainën jugore të pushtuar nga Rusia.

Kryetari i parlamentit rajonal të Krimesë, që mbështetet nga Kremlini, akuzoi menjëherë Ukrainën, megjithëse Kremlini nuk ia la fajin. Zyrtarët ukrainas kanë kërcënuar vazhdimisht se do të godasin urën dhe disa e lavdëruan sulmin, por Kievi nuk mori përgjegjësinë, shkruan The Guardian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vasili: Jua them unë përse nuk ulet çmimi i naftës në Shqipëri

Story i radhës

Çfarë ndodhi? Luana Vjollca thumbon Bora Zemanin

Të fundit nga