Momenti emocionues, ushtari ukrainas takohet me vajzën e tij pas nëntë muajve

December 17, 2022
1 minut lexim

Një video emocionuese tregon momentin kur një ushtar ukrainas takoi vajzën e tij që raportohet se nuk e kishte parë për nëntë muaj.

Janë bërë më shumë se nëntë muaj që kur nisi konflikti midis Ukrainës dhe Rusisë, kur presidenti rus Vladimir Putin nisi atë që ai e quajti “operacion special ushtarak”.

Derisa mobilizohen për në vijë të frontit, ushtarët mund të kenë lënë pas më të dashurit e tyre.

Por një video e publikuar së fundmi nga Ukraine World, tregon ushtarin i cili kthehet për ta vizituar vajzën e tij në shkollë, të cilën sipas kësaj llogarie nuk e kishte parë për nëntë muaj.

“Një ushtar i Ukrainës mezi priti të shihte vajzën e tij dhe erdhi në shkollën e saj. Ata nuk janë parë për nëntë muaj”, thuhet në mbishkrimin e videos

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Katër metoda që ndihmojnë në rritjen e flokëve

Story i radhës

Trazirat në Peru, mijëra turistë të bllokuar në Machu Picchu

Të fundit nga

ShkoLartë