Piloti David Ibbotson u ka thënë miqve të tij se avioni kishte diçka të “dyshimtë” përpara fluturimit që i mori jetën futbollistit argjentinas, Emiliano Sala.
David Ibbotson dëgjohet në një audio të siguruar nga BBC duke thënë “Unë do të vesh jelekun tim të shpëtimit”, në fluturimin nga Franca drejt Uellsit.
Ai i tha një shoku se kishte dëgjuar një “zhurmë” gjatë një fluturimi të mëparshëm.
Aeroplani u rrëzua në Kanalin Anglez në vitin 2019. Pamjet tregojnë momentin e fundit kur piloti dhe Emiliano Sala u panë gjallë.
Sala, i cili luante me klubin francez Nantes, sapo kishte nënshtruar një kontratë 15 milionë paund me klubin e Premierligës, Cardiff City, kur avioni u rrëzua duke i marrë jetën.
Defektet teknike
Aeroplani pilotohej nga Ibbotson, një pilot me kohë të pjesshme, i cili nuk kishte licencë për të transportuar pasagjerë dhe trupi i të cilit nuk u gjet kurrë.
Futbollisti po kthehej në Francën perëndimore për të marrë disa sende personale dhe për t’u thënë mirupafshme miqve të tij. Ai fluturoi për në Nante të shtunën, 19 janar, dhe planifikoi të kthehej të hënën, ditën e aksidentit tragjik ajror.
Audioja e një telefonate të Ibbotson me një pilot është siguruar nga BBC, duke zbuluar për herë të parë vështirësitë teknike me të cilat ai ishte përballur gjatë udhëtimit për në Francë.
Ai thotë se dëgjoi “një zhurmë” gjatë fluturimit dhe se mund të ndjente një “mjegull shumë të ulët” brenda aeroplanit Piper Malibu.
“Unë jam në mes të kanalit dhe ‘bang’,” i tha Ibbotson mikut të tij, Kevin Jones, në lidhje me fluturimin e tij për në Nantes.
“Po fluturonim së bashku dhe pastaj “boom”. Mendova, “çfarë nuk shkon?” Kështu që unë vendosa gjithçka përpara dhe kontrollova parametrat e mi, gjithçka ishte mirë dhe ende po fluturonte”, tha ai.
Më pas vazhdoi: “Herë pas here ju ndjeni si mjegull. Mund ta ndjeni atë, shumë, shumë të ulët në të gjithë kornizën e aeroplanit.”
59 vjeçari u shpreh se gjatë udhëtimit e kuptoi gjithashtu se marshi i majtë i frenimit nuk po funksiononte pas uljes në aeroportin Nantes Atlantique.
“Ky avionaeroplan duhet të kthehet në hangar”, i tha ai mikut të tij.
Biseda u regjistrua aksidentalisht dhe është marrë nga podkasti i BBC, Transfer: The Emiliano Sala Story.
Sa i përket fluturimit për në Cardiff, Ibbotson shtoi: “Nesër do të vesh jelekun tim të shpëtimit”.
Dy personat e vetëm në aeroplan ishin Emiliano Sala dhe Ibbotson, nga Crowle, trupi i cilit nuk u gjet kurrë.