Momente tensionuese në Ukrainë, pritet në çdo moment pushtimi nga Rusia: Bëhet gati ushtria!

February 20, 2022
1 minut lexim

Sipas vlerësimeve të fundit të inteligjencës amerikane, Rusia tani ka afër 75% të forcave të saj konvencionale të vendosura kundër Ukrainës, këtë e tha për CNN një zyrtar amerikan që ka informacione të drejtpërdrejta nga inteligjenca, transmeton “Bota sot”.

Sipas këtij zyrtari, përqendrimi i forcave brenda një distancës kaq të shkurtë me Ukrainën është shumë e pazakontë dhe kjo është një arsyje që SHBA beson se Rusia është gati për të sulmuar.

Kjo përfshin rreth 120 nga gjithsej 160 grupe taktike të batalioneve ose BTG të Rusisë, të cilat janë të pozicionuara vetëm 60 km larg Ukrainës.

Po ashtu, kjo shifër përfaqëson 75% të njësive kryesore luftarake të Rusisë.

Rreth 35 nga 50 batalionet e njohura të mbrojtjes ajrore janë vendosur kundër Ukrainës. Përveç kësaj, SHBA vlerëson se rreth 500 avionë luftarakë dhe bombardues janë brenda rrezes së Ukrainës, si dhe 50 bombardues të mesëm dhe të rëndë.

Së bashku, forcat ruse tani janë shumë më të mëdha se forcat ushtarake ukrainase, sipas vlerësimit.

Duhet të theksohet: CNN nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur inteligjencën.

Të enjten, Ministria Britanike e Mbrojtjes postoi një vlerësim në Tëitter që thoshte: “Rusia ka mbi gjysmën e fuqisë së saj luftarake tokësore pranë kufirit ukrainas”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Skandalet nepotiste kulturore në RMV

Story i radhës

Zbulohet i dashuri i këngëtares Samanta Karavella?

Të fundit nga

ShkoLartë