Eksperti për Marrëdhëniet ndërkombëtare dhe Sigurinë, Adrian Shtuni e ka konsideruar sulmin kibernetik iranian në Shqipëri, si një goditje me bazë të gjerë.
I ftuar në emisionin “Open”, ai u shpreh se sulmi është planifikuar shumë kohë më parë, made që në maj ë vitit 2021.
Eksperti: Moment paniku nuk ka dakordim mes institucioneve, nuk ka sens që nuk rrjedhjeve të informacioneve të rëndësishme dhe prokuroria del me këto masa. Nuk jam i qartë nëse prokuroria ka tagër të nxjerrë të tilla vendime. E dyta, ka precedentë tjerë psh në SHBA, siç është Pentagon Papers në 1971 për luftën në Vietnam. u bën një gurgule e madhe politike dhe gjykata mori vendim ndalimin e informacioneve të tjera dhe më pas gjykata kushtetuese hodhi poshtë vendimin e gjykatës së është e drejta për informim.
E dyta, kemi një cënim të ndjeshëm të sigurisë kombëtare. Nuk janë hakera part time. Kanë bërë goxha dëm por u munduan që dëmin ta mbulojnë me shoshë. Kjo ka nisur që në maj 2021, raporti i Microsoft që ka gjetur thërrmia e gjurmë të penetrimit që në 2021. Planifikimi i sulmit është planifikuar shumë më parë dhe ka nxjerrë dobësi themelore të menaxhimit të sigurisë kombëtare. Nuk është sulm por agresion me bazë të gjerë, kërcënim për rendin publik, ndaj privatësisë të popullit dhe problem me kundërzbulimin.
Ky informacion ka dalë dhe është i aksesueshëm nga të gjithë që anë një lidhje interneti. Kuajt kanë dalë, le ta mbyllësh sa të duash derën e grazhdit. Duhet llogaridhënie sepse nuk është diçka e vogël që mund ta fshehësh me një buzëqeshje.