Molliqaj: Një rajon i tërë ka mbetur peng i përtesës së Liburn Aliut

1 minut lexim

Partia Socialdemokrate (PSD), ka zhvilluar këtë të enjte një aksion ku ka vendosur mbishkrimin “po pritoj me fol për autostradë” duke iu refuar ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në një postim në Facebook ka shkruar se një rajon i tërë ka mbetur peng i përtesës së Liburn Aliut.

“Thanë që autostrada është thuajse e përfunduar e pastaj që premtimi ishte i gabuar se kryeministri u vu në lajthitje. Sot e asaj dite, plot një mandat dhe autostrada është e papërfunduar, e Anamorava, nëse jo e izoluar, rrezikon jetën në rrugën e vjetër për Prishtinë e pa urë në Badovc”, ka shkruar Molliqaj.

Molliqaj ka shtuar se të vetmit që u vunë në lajthitje janë qytetarët e Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë.

“Ministër, ti edhe përton me fol për autostradën, por ne jo. Të vetmit që u vunë në lajthitje janë qytetarët e Gjilanit, Kamenicës e Vitisë, të cilëve nuk prituat t’ua kapni votën me premtime e mashtrime”, ka shkruar Molliqaj.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Goditet rrjeti i trafikut të drogës drejt Greqisë, 6 të arrestuar

Story i radhës

Gjesti nervozohet me Drilonin, pasi ia “ngacmoi” Xhenetën

Të fundit nga