Molliqaj: Do ta duartrokas Kurtin nëse nuk e pranon marrëveshjen

March 1, 2023
1 minut lexim

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk duhet ta pranojë marrëveshjen e propozuar nga BE.

Sipas kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, plani evropian për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, është i dëmshëm.

Molliqaj u shpreh se megjithëse me Kurtin i ka ndarë rrugët politikisht, ai do ta duartrokasë atë nëse nuk e pranon një marrëveshje të tillë.

“Do ta kisha duartrokitur dhe do ta kisha përmendur secilën herë në studio, përveç kritikave që i kam, nëse Kurti nuk e pranon këtë marrëveshje. Unë dhe Kurtit nuk do të na bashkohen kurrë rrugët polititkisht. Kjo është aq e rëndësishme për Kosovën, saqë minimalisht Kurti nuk duhet ta bëjë. Kurti kurrsesi”, ka thënë ai.

Molliqaj tha se nëse Kurti e nënshkruan marrëveshjen, do ta shkatërrojë trashëgiminë politike të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kjo marrëveshje është e keqe, nuk duhet askush ta bëjë. Nuk na dërgon përpara. Kurti me këtë që po e bën, një trashëgimi politike që ka pasur vlera edhe të mira edhe të këqija, është duke bërë si s’ka asnjë vlerë më. Është duke e bërë sikurse Cipras në Greqi, që vjen edhe e bëjnë të kundërt”, ka thënë ai.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“T’i godasin fort këta që janë të porta”/ Audio-përgjimi i 21 Janarit publikohet për herë të parë

Story i radhës

“Fat në fatkeqësi” – i riu ngatërroi vagonët dhe kjo i shpëtoi jetën në tragjedinë e Greqisë

Të fundit nga

ShkoLartë