“Mollëkuqja”: Deputetët Rijad Shaqiri dhe Saranda Imeri me gjuhë seksiste në Kuvend dhe rrjete sociale!

December 22, 2024
min lexim

Deputeti Rijad Shaqiri nga koalicioni VLEN ka përdorur gjuhë seksiste dhe denigruese ndaj grave, duke ju drejtuar deputetes nga Fronti Evropian, Ilire Dauti, me shprehjen: “Po të ishe burrë, ndryshe kishim folur”.

Njoftimi vjen nga Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”, që sipas tyre, kjo ka ndodhur në Komisionin parlamentar për arsim në Kuvend, gjatë debatit për amendamentet për ligjet e reja të propozuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Nga ana tjetër, sic njofton “Mollëkuqja”, burrat politikanë nuk janë të vetmit që përdorin gjuhë seksiste.

Deputetja Saranda Imeri nga koalicioni VLEN ka përdorur të njëjtën gjuhë në një status në facebook, ku duke dashur të “lartësojë” zëvendës-kryeministrin Izet Mexhiti, u është referuar grave në kuvend si “mace që bëjnë zhurmë”.

“Reagimi i Shaqirit përforcon stereotipin që gratë “s’janë për politikë”, dhe se politika është arenë ku burrat “luftojnë” me njëri tjetrin, e gratë, sipas tyre, nuk e kanë vendin në këtë arenë. Kjo shprehje shumë shpesh përdoret për t’ia vënë në pah një gruaje që ajo është më e dobët, më e paaftë dhe se nuk i posedon “armët” e nevojshme për të marrë pjesë në këtë luftë. Kjo ndikon në dekurajimin e grave dhe vendimin e tyre për t’u tërhequr nga politika, për shkak të presionit të madh dhe gjuhës seksiste me të cilën përballen vazhdimisht. Njëjtë ndikojnë edhe komentet seksiste të po vetë grave, si në rastin e deputetes Imeri. Për “Mollëkuqja” vetë gratë politikane e kanë konfirmuar këtë, duke ndarë eksperiencat e veta” – thuhet në reagimin e “Mollëkuqes”.

“Mollëkuqja” njofton se gjuha seksiste është mjaft prezente mes politikanësh.

Nga kjo Qendër për Mundësi të Barabarta, rikujtojnë deklaratat e politikanëve ndër vite që kanë përdorur gjuhën seksiset gjatë paraqitjeve publike.

„Mollëkuqja” bën thirrje që personat e përfshirë në politikë pa dallim të jenë të kujdesshëm me gjuhën të cilën e përdorin, në mënyrë që rastet e tilla të mos përsëriten më. Politikanët kanë ndikim të madh te publiku dhe duhet të mbajnë përgjegjësi për mënyrën se si ju drejtohen” – thuhet në reagimin e kësaj Qendre për Mundësi të Barabarta.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Banorët e BBV4 debatojnë për eliminimet, kush do të jetë i pari që largohet?

Story i radhës

Ekspertët vlerësojnë se procedurat e fundit hetimore lënë përshtypjen se luftimi i krimit dhe korrupsionit është marrë seriozisht

Të fundit nga

ShkoLartë