Është zbardhur emri i personit të shpallur në kërkim nga policia si personi i dyshuar për të shtënat me armë zjarri në një klub nate në Tiranë, gjatë festimeve të natës së ndërrimit të viteve.
Mësohet se në kërkim është shpallur Jetmir Pepaj. Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e klubit “Cinco Cavalli,” ndërsa Pepaj akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.
Pepaj është ish-bashkëshorti i Mariela Berishës, e cila së bashku me motrën e saj, ish-banoren e Big Brother Vip, Antonela Berisha, akuzohen për dhunimin e blogeres Klea Prenga.
Ngjarja tronditëse u publikua nga vetë Prenga në rrjetet sociale, ku ajo tregoi plagët dhe dëmtimet e rënda në fytyrë dhe trup.
Sipas aludimeve, arsyeja e dhunës ndaj saj lidhej me një marrëdhënie të pretenduar mes Prengës dhe Jetmir Pepajt, çka e bëri incidentin një çështje shumë të përfolur në publik.
Burimi: botasot.info