Portieri Marko Molla është huazuar nga Bologna tek Imolese.
Shqiptari nuk ka gjetur hapësira aktivizimi, pasi flitet për një kampionat si Seria A. Kështu, për t’u rritur profesionalisht, klubi ka menduar ta huazojë në Serinë C.
Lajmi i transferimit të 20-vjeçarit është bërë i ditur nga mediat italiane. Imoleze luan ne grupin B të Serisë C dhe portieri me origjinë nga Shkodra pritet të jetë titullar i padiskutueshëm i saj.
Molla ka lindur më 19 qershor 2002 dhe në fillim ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë, ndërsa më pas kaloi tek Italia U-17, ndërsa më pas ai është bindur për t’u kthyer sërish te kuqezinjtë.
Mosaktivizimi e ka penalizuar disi ecurinë e portierit, por lëvizja e fundit në huazim tek Imoleze, është një shans që Molla të tregojë aftësitë e tij, për t’u kthyer më i pjekur te Bologna.