moise kean i jep shprese fiorentines per nje vend ne europe 67e96961ab031

Moise Kean  i jep shpresë Fiorentinës për një vend në Europë

March 30, 2025
1 minut lexim

Fiorentina ka mposhtur 1-0 Atalantën në “Artemio Franchi”, ndeshje e vlefshme për javën e 30-të në Serie A.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Moise Kean në fund të pjesës së parë.

Sulmuesi përfitoi nga një gabim i Isak Hien në mesin e fushës, mori topin i vetëm dhe e dërgoi në rrjetë duke zënë në befasi bergamaskët.

Ky është goli i 21 për Moise Kean për këtë sezon me fanellën e Fiorentinës në të gjitha kompeticionet, ndërsa i 16-ti për në Serie A.

Ky është padyshim sezoni më i mirë në karrierë për 25-vjeçarin, që me këtë formë që po kalon do i ketë bërë pishman drejtuesit e Juventusit që e nxorrën në shitje verën e kaluar.

Më këtë fitore të Fiorentinës, mund të themi që Atalanta mbetet përfundimisht jashtë garës për titull dhe tani do kërkojë të sigurojë “biletën” për në Champions për sezonin e ri. Në anën tjetër, klubi vjollcë renditet në vendin e shtatë me 51 pikë dhe të kërkojë të arrijë një vend për Kupat e Europës për sezonin e ardhshëm.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

ushtaret italiane te kfor it patrullojne ne kline 67e965a910ad2
Story i mëparshëm

Ushtarët italianë të KFOR-it patrullojnë në Klinë

nje frike qe nuk do ta harroje kurre nje burre po lante dritaret e nje rrokaqiell kur goditi termeti shkaterrues myanmarin 67e96d281fb02
Story i radhës

“Një frikë që nuk do ta harrojë kurrë”, një burrë po lante dritaret e një rrokaqiell kur goditi tërmeti shkatërrues Myanmarin

Të fundit nga

Përfitimet e të shkruarit me dorë

A keni vështirësi të përthithni informacion kur studioni? Rikthehuni tek letra dhe lapsi. Sipas një studimi të fundit shkrimi i dorës nxit trurin më shumë se daktilografia digjitale. Metoda e vjetër stimulon një
ShkoLartë