Moderatorja e re e “Kosheres”, Sarah Berisha: Isha në dush kur më njoftuan, çfarë më tha PM

February 28, 2022
1 minut lexim

Prej 6 marsit, rikthehet në ekranin e ABC, spektakli i humorit, “Kosherja”. Duket se ky sezon i tretë do të ketë shumë surpriza, nisur që nga moderatorja, e cila do të jetë blogerja e njohur, Sarah Berisha.

E ftuar në “ABC e Pasdites”, ajo tregoi gjithçka, nga momenti kur mori ftesën për të qenë moderatore, te ndarja e lajmit me të atin dhe me të dashurin Dj PM.

“Telefonatën ma bëri Nada skenaritja, po bëja dush. Mendova se ishte posta. Më tha jam Nada, skenaristja  e ‘Kosheres’, mendova se po bëja ndonjë personazh të ftuar. Më tha doja të bëja një propozim për moderimin e spektaklit dhe mbeta. Unë nuk është se kam ekperienca të mëhershme prandaj fola fillimisht me babin. Pastaj fola me PM që më tha: ‘Ke mbështetjen time për çdo gjë që do bësh”, u shpreh Sarah.

Më tej, ajo tha se pas publikimit të lajmit, komentet kanë qenë pozitive, por ka pasur edhe nga ato negative, të cilat do e ndihmojnë për të ecur përpara.

“Reagimet kanë qenë pozitive, ka pas edhe disa portole, komentet poshtë kanë qenë negative, po më shtyjnë që t’ja dalë mban dhe profesorit do ja vërtetoj që mundem. Të them të drejtën e mendoja që mund të kisha oferta pune, po kaq shpejt jo, në një pozicion të tillë, sidomos te ‘Kosherja’ dhe në krah të Bes Kallakut”, shtoi bukuroshja.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

OBRM-PDUKM: LSDM keqpërdor gjyqësinë për trysni politike

Story i radhës

“Diktatori i fundit i Evropës”, Alexander Lukashenko mund të jetë një ‘lojtar’ kyç në konfliktin Rusi-Ukrainë. Ja çfarë duhet të dini

Të fundit nga

ShkoLartë