modelja tyra banks tregon arsyen se perse u transferua ne australi rashe ne dashuri menjehere me vendin 67ff4bb416f9a

Modelja Tyra Banks tregon arsyen se përse u transferua në Australi: Rashë në dashuri menjëherë me vendin

April 16, 2025
1 minut lexim

Modelja Tyra Banks prej 20 muajsh jeton në Sydney dhe gjatë një daljeje në emisionin “Today with Jenna & Friends” ka zbuluar detaje nga jeta në Australi, arsyet e shpërnguljes dhe përmbushja e një ëndrre të kahmotshme.

Tyra zbuloi se është zhvendosur në Australi me partnerin e saj Louis Belanger-Martin dhe djalin e tyre nëntë vjeçar dhe jo përkohësisht.

Unë kam kompaninë time të prodhimit të akullores. Kam udhëtuar shpesh në Australi sepse ne prodhonim recetat tona atje në një fabrikë të madhe. Thjesht rashë në dashuri me atë vend”, tha ajo.

Tyra nuk e ka fshehur se sa shumë i pëlqen përditshmëria në Australi.

Pjesa më e mirë e Sidneit është pamja dhe fakti që ne shpesh udhëtojmë me traget. Kjo është një ëndërr e realizuar për mua dhe familjen time”, tha ajo.

Përveç ndarjes së arsyeve që vendosi të shpërngulej, Banks, e cila është në procesin e hapjes së dyqanit të saj të parë të madh në Sydney, u dha shikuesve gjithashtu një pasqyrë se si duket një ditë në jetën e saj.

Tyra e mbyll ditën me një vizitë në Shtëpinë ikonike të Operës së Sidneit.

“Mendoj se të gjithë e dimë se çfarë është ajo ndërtesë e bukur pas meje. Shikojmë rregullisht shfaqje këtu. Është bërë diçka krejtësisht normale në jetën tonë”, thotë ai.

Edhe pse ajo e themeloi kompaninë vetëm në vitin 2021 në Los Angeles, ideja për “SMiZE and Dream” lindi shumë më herët.

Ylli i famshëm zbuloi se çdo të premte pas shkollës, ajo dhe nëna e saj shkonin në dyqanin Haagen-Dazs në Hollywood.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

sot vranet me riga te dobeta shiu 67ff4a95d5c23
Story i mëparshëm

Sot vranët, me riga të dobëta shiu

bdi per qeverine shqiptaret jane te padukshem asnje perfaqesues shqiptar ne delegacionin ne emiratet e bashkuara arabe 67ff4fecbff14
Story i radhës

BDI: Për qeverinë shqiptarët janë të padukshëm, asnjë përfaqësues shqiptar në delegacionin në Emiratet e Bashkuara Arabe

Të fundit nga

ShkoLartë