Modelja televizive qëllohet për vdekje nga bashkëshorti, i cili më pas kthen armën nga vetja në Poloni

min lexim

Një modele e programeve ‘reality TV’ është qëlluar për vdekje nga bashkëshorti në shtëpinë e tyre luksoze, para se burri të kthente armën nga vetja për t’u vetëvrarë.

Autoritetet në Poloni gjetën trupin e 33 vjeçares Paulina Lerch, që ishte paraqitur dy herë në programin vendas Top Model, pasi familjarët nuk arrinin të kontaktonin me të prej një jave.

Policia dyshon se bashkëshorti i saj Sławomir, 47 vjeç, e ka qëlluar atë para se të vriste veten pranë shtëpisë së tyre të dielën në Poznan, në Poloninë qendrore.

Ai raportohet se ishte gjetur pranë trupi të Lerch me një plagë arme të vetë-shkaktuar.

Shtëpia e çiftit ishte e mbyllur nga brenda dhe një revolver u gjet pranë trupave.

Sławomir besohet se ishte i përfshirë në trafikun e drogave dhe ishte arrestuar më parë këtë vit, bashkë me disa të tjerë pas zbulimit të një sasie drogash në një magazinë, por ishte liruar më vonë me kusht.

Lerch mundohej të mbante larg syrit të publikut martesën e saj me Sławomir, shkruanin mediat vendase.

Ende nuk duhen motivet e aktit vrasës të burrit, dhe as koha e saktë e ngjarjes.

Zyrtarët presin që rezultatet e autopsisë të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e dy vdekjeve.

Gjatë kohës së saj në programin Top Model, Paulina ishte njohur për paraqitje me natyre të ekzagjeruar seksuale e të kontestuara në 2010, dhe më tej përsëri në 2018, kur kishte humbur shumë në peshë, shkruan rrjeti Daily Mail.

Hetimet mbi ngjarjen vijojnë.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

​Thyhet rekordi i shpenzimeve të klubeve për transferime

Story i radhës

Mexhiti: Nuk do të lejojmë që dikush të luaj me gjuhën shqipe

Të fundit nga