Modelja poston udhëzime për krijimin e ‘bombës Molotov’, mes frikave për nisjen e Luftës 3-të Botërore

February 26, 2022
1 minut lexim

Modelja problematike Mia Khalifa duket se ka shpërndarë në rrjet udhëzime sesi të krijojmë një “koktejl Molotov” për miliona ndjekësit e saj në rrjet, në një kohë kur Rusia ka nisur inkursionin e pushtimit të Ukrainës dhe mundesisht nisjen e Luftës së Tretë Botërore.

Ish-aktorja pornografike ka shokuar ndjekësot e saj me udhëzimet që mudn të konsiderohen “nxitje dhune” në një kohë kur ministria ukrainase e mbrojtjes ka nxitur banorët e vendit të armatosen për t’u përballur me pushtimin rus.

Komenti në fjalë i ministrisë së mbrojtjes së Ukrainës, shkruante: “Në Obolon… Ne i kërkojmë qytetarëve të na informojnë për lëvijzet e trupave dhe pajisjeve!

“Bëni koktejle Molotov, neutralizoni pushtuesin! Ndërsa rezidentët paqësorë, të bëjnë kujdes – mos dilni nga shtëpia!”

Disa prej fansave të Mia Khalifa u përgjigjën pozitivisht ndaj postimit, kryesisht fansat ukrainas të modeles.

Një prej tyre shkruante: “OMG! Falemnderit shumë për mbështetjen! Nuk prisja që të fliste kaq hapur për rezistencën”.

“Ne në Ukrainë, gratë kaq të guximshme i quajmë “Ikoha” (Ikonë).”

Një tjetër mëbshtetës dashamirës shkruante: “Falemnderit për kontributin tënd ndaj luftës guerrile, je gjithmonë në ëndrrat tona”.

Ndërsa të tjerë kritikonin ish-pornstaren për postimin e papërshtatshëm duke thënë se udhëzimet mund të shihen nga njerëzit e gabuar.

“Mund t’i hyjë në punë Ukrainasve por hiqe imazhin të lutem, jo të gjithë në rrjetet socile duhet të dinë si bëhet një bombë zjarri”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

FVK jep lajmin e madh, lojtar i spikatur i bashkohet Kombëtares së Kosovës 

Story i radhës

Granatime të rënda dhe të shtëna me armë të vogla në qytetin strategjik detar të Mykolaiv

Të fundit nga

ShkoLartë