modelja 25 vjecare gjendet e pajete pas termetit ne venezuele 6a4a9abb91ce0

Modelja 25-vjeçare gjendet e pajetë pas tërmetit në Venezuelë

July 5, 2026
1 minut lexim

Modelja 25-vjeçare Oriana Usatariz është gjetur e pajetë nën rrënoja pas tërmeteve shkatërruese në Venezuelë.

Trupi i saj u zbulua gjatë kërkimeve në ndërtesën “Moises” në distriktin San Bernardino të Karakasit, ku ajo ishte personi i fundit i zhdukur pas shembjes së ndërtesës.

Sipas raportimeve, u gjet duke mbajtur në krah kafshën e saj shtëpiake në momentet e fundit tragjike.

Nëna e saj kishte folur për herë të fundit me të kur ajo kishte dalë për shëtitje me qenin.

Vetëm pak ditë më parë, Oriana kishte diplomuar në fizioterapi dhe kishte ndarë foto nga ceremonia e diplomimit në rrjetet sociale.

Tërmeti në Venezuelë, me magnitudë të lartë dhe pasgoditje të fuqishme, ka shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të mëdha në infrastrukturë.

Qindra ndërtesa janë shembur, ndërsa mijëra persona ende konsiderohen të zhdukur.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet mes rrënojave, ku janë raportuar edhe raste mbijetese, përfshirë një fëmijë trevjeçar dhe një roje sigurie që u shpëtua pas disa ditësh nën rrënoja.

Situata mbetet e rëndë, teksa operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë me intensitet të lartë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sekuestrohen 3 ton kokaine me vlere 37 milione dollare 4 persona te arrestuar ne meksike 6a4a99f1ebd87
Lajmi i mëparshëm

Sekuestrohen 3 ton kokainë me vlerë 37 milionë dollarë, 4 persona të arrestuar në Meksikë

zjarri i madh ne kisella vode nderpritet energjia elektrike dhe furnizimi me uje ne nje pjese te lagjes 6a4a9d62530a5
Lajmi i radhës

Zjarri i madh në Kisella Vodë, ndërpritet energjia elektrike dhe furnizimi me ujë në një pjesë të lagjes

Të fundit nga

ShkoLartë