Pas zjarrit të madh që shpërtheu pasditen e së dielës në një magazinë në Bulevardin Jugor, në lagjen Kisella Vodë të Shkupit, një pjesë e banorëve kanë mbetur pa energji elektrike dhe pa furnizim me ujë.
Nga vendi i ngjarjes u ngrit një re e dendur tymi të zi, e cila ishte e dukshme nga disa pjesë të kryeqytetit.
Në terren po intervenojnë ekipet e Brigadës për Mbrojtje nga Zjarri, të cilat po punojnë për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve.
Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për të lënduar apo për shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të intervenimit.
Burimi: alfax.mk


