Modeli më i fundit AI i Anthropic mund të kryejë veprime në kompjuter

October 22, 2024
1 minut lexim

Anthropic, startupi i mbështetur nga Google dhe Amazon, lançoi një çift modelesh AI ditën e Marte së bashku me aftësinë për të kryer veprime në kompjuter në mënyrë të pavarur duke ju kursyer përdoruesve kohë.

Funksionaliteti i ri i tregon inteligjencës artificiale ku të vendosë mausin, ku të klikojë, çfarë të shkruajë për të kryer veprime të komplikuara.

Veçoria e re i dedikohet zhvilluesve të softuerit dhe përfaqëson një lëvizje drejt agjentëve AI, programe që kërkojnë shumë pak ndërhyrje njerëzore për të kryer veprime me shumë hapa.

Hulumtuesit i shohin këta agjentë si fronti i ri i zhvillimit të AI përtej chatbot-ëve. Anthropic demonstroi një rast përdorimi të funksionalitetit siç është kodimi i një uebsajti bazik apo përdorimi i Google Search ose Apple Maps.

Anthropic ju ofron zhvilluesve tre versione të familjes së modeleve AI Claude me çmime dhe performancë të ndryshme. Përditësimi i kësaj jave shkon për Sonnet, modelin e segmentit të mesëm dhe Haiku, modelin më të pak të fuqishëm.

Claude 3.5 Haiku mund të gjenerojë kod kompjuterik në nivelin e Sonnet lançuar në Qershor. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Inzaghi: Kujdes nga Young Boys

Story i radhës

Automjetet zyrtare do të kenë targa të unifikuara dhe pajisje GPS

Të fundit nga

Broja në fushë për 45 minuta

Lajme të mira sa i përket rikuperimit të Armando Brojës! Sulmuesi kuqezi luajti si titullar për ekipin e të rinjve të Evertonit kundër Watford U-21 për 45 minuta në sfidën e Kupës
ShkoLartë