Në mesin e kompjuterëve të rinj që Apple planifikon të prezantojë në muajt në vijim është një variant M2 I Mac Pro sipas Bloomberg.
Mark Gurman raporton se kompania ka testuar një version i segmentit të lartë desktop me një procesor 24 bërthamësh dhe grafika 76 bërthamëshe së bashku me 192GB RAM.
Ai parashikon se Apple do tu japë mundësinë përdoruesve të zgjedhin mes dy llojeve të çipeve kur konfigurojnë Mac Pro dhe ai i quan: M2 Ultra dhe M2 Extreme.
“Unë besoj se Mac Pro do të ofrohet me 24 dhe 48 bërthama procesorike dhe 76 dhe 152 bërthama grafike së bashku me 256GB RAM,” shkruan ai.
Gurman shton se këto çipe do të jenë dy deri në katër herë më të shpejtë sesa M2 Max. Kujtojmë se modeli bazë M2 ka 8 bërthama procesorike dhe 10 bërthama grafike.
Ndërkaq modeli M2 Max i pa prezantuar ende pritet të ketë 12 bërthama procesorike dhe 38 bërthama grafike.
Përpara se Mac Pro i ri të vijë, Gurman pret që Apple të prezantojë versionet e përditësuar të MacBook Pro 14 dhe 16-inç. Sipas tij laptopët e rangut të lartë do të kenë çipet M2 Pro ose M2 Max ndërsa Mac mini mund të vijë me çipin M2 që gjendet edhe në 2022 MacBook Air. /PCWorld Albanian