modeli eksperimental i ai i google gemini 2 5 pro eshte i disponueshem falas 67ea678d28b86

Modeli eksperimental i AI i Google “Gemini 2.5 Pro” është i disponueshëm falas

March 31, 2025
1 minut lexim

Google ka njoftuar një përditësim të madh për përdoruesit e aplikacionit të tij Gemini.

Sipas mediave të huaja, kompania po e bën modelin e saj të avancuar të AI, Gemini 2.5 Pro, të disponueshëm falas për të gjithë përdoruesit.

Më parë, ky model ishte i qasshëm vetëm për abonentët e Gemini Advanced të cilët paguanin 19,99 dollarë në muaj.

Tani, Google po ua ofron të gjithëve në mënyrë që më shumë njerëz të mund të përjetojnë veçoritë e tij të fuqishme.

Gemini 2.5 Pro po vlerësohet si modeli më i zgjuar i Google deri më tani.

Versioni i ri vjen me disa përmirësime, duke përfshirë “aftësi më të mira arsyetimi”.

Ai gjithashtu prezanton veçori të reja, me përditësime që thuhet se e bëjnë modelin më të gjithanshëm dhe të aftë për të trajtuar një gamë më të gjerë detyrash. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

alonso ka nje kusht per ta marre drejtimin e realit 67ea669ee9dcc
Story i mëparshëm

Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Realit

publikohen fitimet e zelenskyt ja sa para ka bere presidenti ukrainas ne vitin 2024 67ea6a24ddde6
Story i radhës

Publikohen fitimet e Zelenskyt, ja sa para ka bërë presidenti ukrainas në vitin 2024

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë