Modeli 12GB RTX 4080 që vuri Nvidia përballë kritikave do të rikthehet si RTX 4070 Ti

min lexim

Nvidia ndërpreu lançimin e modelit 12GB RTX 4080 muajin e kaluar pas kritikave të shumta lidhur me emërtimin dhe çmimin.

Tashmë një insajder i njohur i industrisë tha se karta grafike e hequr në momentin e fundit të debutimit do të rikthehet si RTX 4070 Ti në Janar me Nvidia e cila po përpiqet të zgjidhë konfuzionin e shkaktuar me emërtimin e dy kartave grafike të ndryshme me të njëjtin emër.

Përdoruesi i Twitter kopite7kimi tha se modeli origjinal RTX 4080 12GB do të bëhet RTX 4070 Ti. I njëjti insajder kishte parashikuar me saktësi specifikat e RTX 3090 dhe RTX 3080 si dhe faktin se RTX 4090 do të përdorte 450-vat energji.

Një rikthim i RTX 4080 12GB si RTX 4070 Ti do të kishte kuptim. Nvidia është kritikuar rëndë për emërtimin e modelit 12GB si RTX 4080 duke qenë se varianti 16GB ofronte më shumë sesa thjeshtë më tepër memorie RAM.

RTX 4080 12GB supozohej të kushtonte 899 dollarë me 7680 bërthama CUDA, frekuencë bazë 2.31Ghz dhe turbo 2.61Ghz.

Varianti 16GB kishte 9728 bërthama CUDA me frekuencë bazë 2.21Ghz dhe turbo 2.51Ghz.

E gjithë vëmendja tashmë do të shkojë drejt çmimit duke qenë se RX 7900XTX dhe XT do të fillojnë nga 899 dollarë dhe 999 dollarë respektivisht. Aktualisht modeli më i lirë i Nvidia, RTX 4080 16GB kushton 1199 dollarë. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Franca dërgon tanke në Rumani për të përforcuar krahun lindor të NATO-s

Story i radhës

Test: Zgjidhni një imazh për të zbuluar se cila është sfida juaj e pazgjidhur e fatit!

Të fundit nga