iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max do të kenë që të dy 6GB RAM, po aq sa modelet standarde iPhone 14 dhe 14 Max por nuk është e njëjta teknologji.
Sipas një raporti të fundit nga DigiTimes, një prej burimeve shumë të besueshme të informacionit rreth industrisë së smartfonëve, linja e iPhone do të ketë një teknologji të re memorie e cila është më e shpejtë por vetëm për modelet e rangut të lartë.
Aktualisht iPhone 13 Pro adhe 13 Pro Max kanë memorie 6GB RAM LPDDR4X që modelet e ardhshme do të kalojnë në memorien LPDDR5.
Ndërkaq variantet iPhone 13 mini dhe iPhone 13 kanë 4GB RAM LPDDR4X që do të bëhet 6GB RAM për iPhone 14 dhe 14 Max por duket ruajtur të njëjtën teknologji LPDDR4X.
Adoptimi i LPDDR5 në modelet e rangut të lartë do të thotë më shumë performancë dhe efikasitet energji krahasuar me modelet standarde.
Konkretisht linja do të konfigurohet si e tillë:
- iPhone 14: 6GB LPDDR4X
- iPhone 14 Max: 6GB LPDDR4X
- iPhone 14 Pro: 6GB LPDDR5
- iPhone 14 Pro Max: 6GB LPDDR5
Janë vetëm dy muaj që na ndajnë nga debutimi i iPhone 14 në Shtator. Spekulohet për modele të reja iPhone, Apple Watch dhe AirPods. /PCWorld Albanian