Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur këtë pasditë në Himarë në vendin e quajtur “Qafa e Vishës”.
Një 64-vjeçar, duke drejtuar një automjet të ushtrisë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
64-vjeçari, së bashku me 2 prej ushtarakëve që udhëtonin në këtë mjet, G. H., 23 vjeç dhe J. Ll., 32 vjeç, ndodhen në spitalin e Himarës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.