Përpjekja e parë e Rusisë për tu ulur në Hënë që prej 1976 përfundoi me një zhgënjim. 10 ditë pas lançimit më 10 Gusht, agjencia shtetërore e lajmeve Roscosmos konfirmoi se mjeti hapësinor Luna-25 ka dalë jashtë kontrolli dhe është përplasur në Hënë.
“Mjeti hyri në një orbitë të paparashikuar dhe u shkatërruar pas përplasjes me sipërfaqen e Hënës,” shpjegoi Roscosmos.
Luna 25 ishte drejtuar për në polin jugor për të gjetur ujë të ngrirë dhe shpenzuar një vit duke analizuar nëse ka lidhje me shfaqen e ujit në Tokë.
🌘 Welcome to the other side of the #moon!
👉 Russia’s #Luna25 has shared first pics of lunar surface – they show Zeeman crater on the moon’s far side.
The ultimate goal is to land on the moon’s South Pole in search of water. Looking forward to new amazing photos from space 😍 pic.twitter.com/kRlnJBFLwM
— Russia 🇷🇺 (@Russia) August 19, 2023
U dërgua për të testuar teknologjinë dhe ekzaminuar sipërfaqen e Hënës. Rusia kishte planifikuar që mjeti të qëndronte në orbitët e Hënës për 5 ditë përpara se të ulej më 21 Gusht.
Nëse do të kishte qenë një ulje e suksesshme, do të rezultonte në mjetin e parë që prek sipërfaqen e Hënës në polin jugor.
Por ky titull tashmë mund ti shkojë Indisë që lançoi mjetin më 14 Korrik dhe pritet të zbresë në Hënë më 23 Gusht. /PCWorld Abanian
BURIMI: PCWORLD.AL