Mjeku: Veprimet e tregtarëve janë kriminale, alarmuan qytetarët

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Getoar Mjeku, vlerëson se veprimet e tregtarëve me ngritjen e çmimit të vajit gjatë dy ditëve të fundit janë kriminale dhe penale.

Mjeku tha do të përgjigjen për shkeljen pas kontrolleve që janë shtuar, pasi të njëjtit krijuan panik të madh te qytetarët dhe në mënyrë të qëllimshme largonin sasinë e vajit nga raftet.

“Veprimet e tregtarëve kanë arritur në një nivel kriminal dhe penal. Kjo konfirmohet pasi vërehet pozita e tyre në treg dhe vërehet çmimi i blerjes dhe çmimi i shitjes. Nga të dhënat e Doganës ka operatorë janë furnizuar me 1,40 euro për litër dhe e kanë shitur më shtrenjtë”.

“Njoftimet se sasia është kufizuar ka qenë alarmuese dhe nga kjo vërejmë që ka krijuar panik dhe tregtarët kanë keqpërdorur pozitën e tyre. Qëllimi i tregtarëve ishte nxitja e panikut tek qytetarët, dhe një përpjekje e disa tregtareve që të manipulojnë me qytetarët”.

“Duke e larguar mallin nga raftet krijojnë përshtypjen që mungon sasia dhe me kthimin e tyre rrisin edhe çmimet – është veprim i qëllimshëm i tyre me pozitën mbizotëruese të tyre në treg”, tha Mjeku.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Johnson i mërzitur pas bisedës me Zelenskyn, tregon si iu përgjigj atij për kërkesën për mbylljen e qiellit

Story i radhës

Horoskopi ditor, 11 mars 2022

Të fundit nga