mjeku ne qkuk konfirmon vdekjen e viktimes flet per gjendjen e te plagosurit tjeter 67e33ebe27091

Mjeku në QKUK konfirmon vdekjen e viktimës, flet për gjendjen e të plagosurit tjetër

March 26, 2025
1 minut lexim

Agron Çitaku, mjek kujdestar në Emergjencën e QKUK’së, ka bërë të ditur se personi që vdiq kishte ardhur pothuajse pa shenja jete.

Çitaku ka thënë se atij pasi i është bërë reanimimi, ka ndërruar jetë.  Ka bërë të ditur se viktima është  përreth të 60-ave.

Ndërsa i plagosuri tjetër, sipas Çitakut, është në gjendje stabile.  

“Rreth orës 22:35 ka ardhur personi i parë i plagosur, ka qenë thuajse pa shenja jete. Është bërë reanimi i tij, për gjysmë ore, ka ndërru jetë. Pas 15 minutave ka ardhur i plagosuri tjetër që ka tri plagë por është në gjendje stabile. Personi që vdiq është rreth të 60-ave”, ka thënë Çitaku.

Mjeku kujdestar në Emergjencë ka bërë të ditur se i plagosuri tjetër është duke u trajtuar në Klinikën Ortopedike.

Gazeta Insajderi mëson se personi që ka ndërruar jetë nga plagët e marra është Naser Gashi.

Ndërkaq, i plagosuri tjetër është Miftar Miftari.

Insajderi mëson se personi i cili është në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuar për rastin është Alban Gashi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

pse e mbeshtet spak un flet basha 67e3355c51aa2
Story i mëparshëm

Pse e mbështet SPAK-un, flet Basha

ish lojtari i ballkanit te therandes ia siguron fitoren e mundimshme malit te zi 67e34278ef616
Story i radhës

Ish lojtari i Ballkanit të Therandës ia siguron fitoren e mundimshme Malit të Zi

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë