Mjeku në Kosovë shpik një pajisje të re kirurgjike, patentohet në Evropë

February 15, 2022
1 minut lexim

Specialisti i Kirurgjisë Plastike, Enver Hoxha ka krijuar një pajisje të re mjekësore, të cilën ka arritur ta patentojë në Gjermani. Mjeku, i cili punon në Spitalin Amerikan në Kosovë, tha se pajisja ka për qëllim thithjen e lëngjeve gjatë procedurave kirurgjike.

Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, mjeku tregoi se pajisjen e ka krijuar vetë. Edhe pse eksperimentet kanë treguar se është efektive, Hoxha tha se ende nuk është funksionale pasi duhet të miratohet nga një bord specifik. Mes të tjerash, ai tha se po punon me projekte të reja që kanë të bëjnë me kirurgjinë plastike.

“Është një pajisje që përdoret në lëndë kirurgjike. Funksioni është observimi i lëngjeve dhe yndyrës. Gjatë kohës që operojmë thith lëngje në mënyrë mekanike, inkorporohet si pjesë shtesë në shiringa. Ideja ka lindur për lehtësimin e punës. Patentimi ka qenë i vështirë.

Është patentuar në Gjermani, është një leje që tregon se pajisja është funksionale nga ana mjekësore për t’u prodhuar në masë. Ndërsa prodhimin duhet ta negociojmë me ndonjë fabrikë që merret me produktet medicinale.”, tha mjeku. /abcnews.al

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Heqen masat strikte në Zvicër, por jo edhe maskat në transport dhe vendet publike

Story i radhës

Shënohet sot përvjetori i 4 i ndarjes nga jeta të Abdilaqim Ademit

Të fundit nga

Broja në fushë për 45 minuta

Lajme të mira sa i përket rikuperimit të Armando Brojës! Sulmuesi kuqezi luajti si titullar për ekipin e të rinjve të Evertonit kundër Watford U-21 për 45 minuta në sfidën e Kupës
ShkoLartë