mjekja toksikologe rrefen momentet me te veshtira shpesh degjoj raste kur familjaret thone ishalla vdes 642543445cc37

Mjekja toksikologe rrëfen momentet më të vështira: Shpesh dëgjoj raste kur familjarët thonë ‘ishalla vdes’

March 30, 2023
1 minut lexim

Mjekja toksikologe Suela Xhufi e cila ishte e ftuar në emisionin “Panorama e Mëngjesit” në Panorama TV, ka treguar përballjen e parë të saj që mban mend si profesioniste me rastin më të rëndë të një pacienti të droguar që ka kërkuar ndihmë në spital.

“Pacienti i parë që unë mbaj mend kur kam qenë specializante ka pasur overdozë heroine, ka qenë i shtruar, ai ka qenë rasti i parë. Ishte djalë 17 vjec. Kishte ardhur në urgjencë në Spitalin Ushtarak, u intubua brenda 2-3 minutash, nuk tregoi që kishte pirë shumë heroinë.

Ky është profesion shumë sfidues, duhet të kesh mëshirë profesionale se këta individë edhe vetë familja nuk i do, se bëhen kriminelë dhe bëjnë gjithcka për drogën sidomos në raste të rënda të varësisë.

Shpesh kam dëgjuar raste të tilla kur familja thotë “ishalla vdes”, se kanë vite të tëra, harxhojne para, dergojne ne qendra rehabilitimi etj.

Detyra si mjekë është shumë herë më e fortë për të dhënë ndihmë klinike dhe spirituale.

Se këta persona janë të humbur si shpirtra nuk kanë forcë në vetvete dhe gjithcka që kanë është droga”.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

shoferi ne gjilan gjobitet me 300 euro dhe i merret patente shoferi 642542cc2f5f1
Story i mëparshëm

Shoferi në Gjilan gjobitet me 300 euro dhe i merret patentë-shoferi

ora e re pranverore makthi i shendetit mendor zbuloni se si iu ben te ndiheni 6425443206063
Story i radhës

Ora e re pranverore ‘makthi’ i shëndetit mendor, zbuloni se si iu bën të ndiheni

Të fundit nga

Horoskopi i datës 24 maj 2025

Dashi Do ndiheni disi më të çliruar gjatë gjithë kësaj dite dhe do shprehni ndjenjat dhe idetë që keni. Ju të dashuruarit do jeni shumë realistë dhe marrëdhënia me partnerin ka për
ShkoLartë